Artikull
Gati një milion pensionistë në Bullgari kanë pension minimal
Premte 22 Gusht 2025 09:48
Premte, 22 Gusht 2025, 09:48
Madhësia e shkronjave
Mbi 936 000 pensionistë në Bullgari marrin pensione minimale. Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, mbi gjysmë milioni prej tyre kanë një pension minimal për kohëzgjatjen e shërbimit dhe moshën, i cili vitin e kaluar ishte 580.57 leva /rreth 290 euro/.
Kur shuma aktuale e pensionit është nën minimumin, sistemi i pensioneve të solidaritetit paguan shtesë për ta arritur atë. Vitin e kaluar, një pagesë e tillë shtesë u livrua për gati 800 000 pensionistë, duke arritur në total mbi 130 milionë leva në muaj (rreth 65 milionë euro). Për shumicën e këtyre njerëzve, shumat mujore për pagesa shtesë deri në shumat minimale janë mbi 30 leva (rreth 15 euro) .
Shpenzimet e pensioneve në kurriz të Sigurimeve Shoqërore Shtetërore janë mbi 21 miliardë leva (rreth 10.5 euro) në vit, dhe numri i pensionistëve është rreth 2 milionë persona. Për vitin 2024, pensioni mesatar është 883 leva /rreth 440 euro/.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
75 000 pensionistë bullgarë marrin pension edhe nga jashtë
57 000 pensionistë të moshuar punojnë me kontratë në sektorin shtetëror
Pensione më të larta, por edhe çmime më të larta – pensionistët bullgarë ende ndihen të varfër
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип