SHOQËRI

Artikull

Katër medalje për olimpistët bullgarë në astronomi dhe astrofizikë

Premte, 22 Gusht 2025, 11:29

Katër medalje për olimpistët bullgarë në astronomi dhe astrofizikë

Madhësia e shkronjave

Nxënësit bullgarë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës (IOAA), e cila u zhvillua në Indi, njoftoi Ministria e Arsimit. Ekipi bullgar u rikthye me tre medalje të arta dhe një të argjendtë, si dhe me një certifikatë nderi.
Ky është deri më tani rezultati më i mirë i Bullgarisë në këtë garë. Këtë vit në olimpiadë morën pjesë më shumë se 280 nxënës nga 63 vende të botës.

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mon.bg