Artikull
Rreth një e katërta e ekonomisë së Bullgarisë ndodhet në sektorin informal
Premte 22 Gusht 2025 11:47
Premte, 22 Gusht 2025, 11:47
Madhësia e shkronjave
"Rreth një e katërta e ekonomisë bullgare – afërsisht 23–24% – është në sektorin informal. Nga ana tjetër, mungojnë para për pensione, për të rinjtë, për nënat, për vitin e dytë të lejes së lindjes. Si të mjaftojnë fondet, kur një pjesë e biznesit vazhdon të bëjë hile dhe të dëmtojë buxhetin?", tha ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë një inspektimi të ndërmarrë nga Inspektorati i Përgjithshëm i Punës në resortin bregdetar Sllënçev Brjag.
Sipas tij, nga fillimi i vitit, gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, u konstatuan 2300 raste të punës pa kontratë pune, prej të cilave rreth 500 në sektorin e hotelieri-restoranteve. Gucanov rikujtoi se kontratat janë të detyrueshme dhe garantojnë të drejtat e punonjësve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип