FOLKLOR

Artikull

Festivali i Kostumit Popullor në Zheravna kthen pas në kohë

Premte, 22 Gusht 2025, 14:46

Festivali i Kostumit Popullor në Zheravna kthen pas në kohë

Madhësia e shkronjave

Nga 22 deri më 24 gusht në zonën Dobromerica zhvillohet edicioni i 15-të i Festivalit të Kostumit Popullor Zheravna – 2025, një ngjarje që çdo vit mbledh mijëra vizitorë të veshur me kostume tradicionale popullore, njoftoi BNT. Mbi 30 gajde kaba do të hapin festivalin sonte në orën 20:00, i cili përfshin një program të pasur me: koncerte të Ansamblit Kombëtar Folklorik “Bëllgare”, Ansamblit “Stranxha”, grupit “100 gajde kaba” dhe të tjerë. Do të ketë gara vallëzimi të formacioneve popullore nën qiellin e hapur, vallet rituale të nestinarëve, mundje popullore dhe konkurs për kostume autentike.
Festivali organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe pjesëmarrja është me pagesë. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të veshur me kostume popullore, ndërsa burrat mund të mbajnë edhe veshje të tipit vojvode apo çetnike. Lejohen gjithashtu edhe kostume popullore tradicionale të kombeve të tjera.
Festivali lindi në vitin 2008 nga një ide e Hristo Dimitrovit – producent, koreograf dhe regjisor i Ansamblit Kombëtar “Bëllgare”. Qëllimi i veprimtarisë është që pjesëmarrësit të përjetojnë nga afër mënyrën e jetesës së bullgarëve rreth 150 vjet më parë.
Festivali i kostumit popullor afër Zheravnës – udhëtim në historinë dhe traditën bullgare
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: nosia.bg, BTA - arkiv