SPORT

Artikull

Pista e re e atletikës në Stara Zagora u hap zyrtarisht – e qasshme edhe për qytetarët

Premte, 22 Gusht 2025, 15:42

Pista e re e atletikës në Stara Zagora u hap zyrtarisht – e qasshme edhe për qytetarët

Madhësia e shkronjave

Me një ceremoni të veçantë, në Stara Zagora u përurua pista e re stërvitore e atletikës, e ndodhur mbi stadiumin “Beroe”. Projekti kap vlerën e mbi 1.3 milion leva. Pas rikonstruksionit, pista përmbush standardet e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës për zhvillimin e stërvitjeve profesionale në këtë disiplinë – njofton Sportal.bg.
Kryetari i bashkisë, Zhivko Todorov, theksoi se pista do të jetë e hapur edhe për qytetarët, përmes një sistemi të ri hyrjeje me pagesë, në vlerën 2 leva për përdorim. Taksa u vendos për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e objektit sportiv.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: starazagora.bg

Publikoi / Publikuan: БНР екип