FOLKLOR

Artikull

Pranë qytetit Sliven zhvillohet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve

Shtunë, 23 Gusht 2025, 03:15

Pranë qytetit Sliven zhvillohet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve

Madhësia e shkronjave

Në zonën “Karandilla”, mbi qytetin Sliven, më 23 gusht po mbahet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve në Bullgari. Ngjarja organizohet nga Federata e Shoqatave Kulturore dhe Arsimore të Karakaçanëve në Bullgari. Hapja zyrtare është në orën 10:30, ndërsa programi folklorik nis një orë më vonë. Ndër pjesëmarrësit janë grupe vallëzimi nga Bullgaria dhe Greqia. Takimi është një ngjarje vjetore, që synon të ruajë dhe promovojë zakonet shekullore, veshjet popullore dhe trashëgiminë muzikore të karakaçanëve.
Sot në Bullgari jetojnë rreth 20 mijë karakaçanë, me komunitetet më të mëdha në bashkitë e qyteteve Sliven dhe Karllovo.
Karakaçanët janë nomadë-barinj, që prej shekujsh kanë populluar Ballkanin. Jeta e tyre ka qenë e lidhur ngushtë me migrimin sezonal të tufave midis kullotave të dimrit dhe të verës.
Pas reformave socialiste në Bullgari në vitet 1950, ata u detyruan të vendosen në banim të përhershëm, ndërsa shteti nacionalizoi tufat e tyre.
Lexoni më shumë për karakaçanët në arkivin e Radio Bullgarisë:
Karakaçanët mbeten të lidhur me udhëtimin e përjetshëm të paraardhësve të vetQeni karakaçan bullgar nuk kthehet nga luftimi me bishtin ulur
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип