SHOQËRI

Artikull

Varietetet vendase të domateve do të prezantohen në kopshtin botanik në Budapest

Shtunë, 23 Gusht 2025, 03:55

Varietetet vendase të domateve do të prezantohen në kopshtin botanik në Budapest

Madhësia e shkronjave

Dita e Domates do të zhvillohet në fillim të shtatorit në Kopshtin Botanik të Budapestit, Hungari. Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në kryeqytetin hungarez. Qëllimi i aktivitetit, që do të mbahet më 3 shtator, është prezantimi i varieteteve të veçanta bullgare të domateve, të cilat kultivohen në këtë kopsht. Vizitorët do të kenë mundësi jo vetëm t’i shijojnë domatet së bashku me djathë të bardhë bullgar, por edhe të votojnë për të preferuarën e tyre në një garë kulinare.
Shoqata e Bullgarëve në Hungari, në bashkëpunim me Vetëqeverisjen Republikane Bullgare, dorëzoi më herët këtë vit një kërkesë zyrtare për përfshirjen e Traditës së Kopshtarëve Bullgarë në Hungari në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s – Hungari.Sipas bashkatdhetarit tonë Jordan Tjutjunkov, kopshtarët bullgarë janë ndër themeluesit e kulturës moderne bujqësore në Hungari. Ai shtoi se shumë kohë para se bujqësia organike (bio) të bëhej trend, bullgarët në Hungari kanë qenë ata që zbatonin parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, të ekonomisë rrethore dhe të menaxhimit pa mbetje — duke u udhëhequr jo nga modat, por nga urtësia tradicionale, përgjegjësia ndaj tokës dhe respekti për natyrën.
Mund të mësoni më shumë për bullgarët në Hungari nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Gabriella Haxhikostova: Bullgarët në Hungari gëzojnë një respekt të madh
Në Budapest ringjallën kujtimin e së shkuarës së emigracionit bullgarTrashëgimtarët e kopshtarëve bullgarë në Hungari do të ndërtojnë një shtëpi të re kulturore Një itinerar kulturor do të tregojë për kopshtarët bullgarë Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bolgarok.hu, szentesimozaik.hu