Artikull
Burgasi shndërrohet në qendër të kulturës së skajteve këtë fundjavë
Shtunë 23 Gusht 2025 07:35
Shtunë, 23 Gusht 2025, 07:35
Madhësia e shkronjave
Më 23 dhe 24 gusht, në qytetin bregdetar të Burgasit do të zhvillohet BURGAS SKATE WEEKEND 2025 – një ngjarje e madhe e dedikuar kulturës urbane dhe sportit të skajteve. Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë gara me skate për të gjitha grupmoshat; demonstrime nga skajterët më të mirë bullgarë; DJ set-e, muzikë live dhe art rrugësh (street art); aktivitete kulturore dhe ekspozita të lidhura me jetën urbane.
Ngjarjet do të zhvillohen në pika të ndryshme të qytetit, ndërsa të dielën, programi do të vazhdojë në Kopshtin Detar me aktivitete nga ora 19:30 deri në 22:00.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: burgas.bg, viapontika.com
Publikoi / Publikuan: БНР екип