SHOQËRI

Artikull

Ukrainasit në Bullgari festuan Ditën e Pavarësisë

Hënë, 25 Gusht 2025, 06:22

Ukrainasit në Bullgari festuan Ditën e Pavarësisë

Madhësia e shkronjave

Komuniteti ukrainas në Bullgari festoi Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Me këtë rast, ndërtesa e Bashkisë së Sofjes u ndriçua me ngjyrat e flamurit ukrainas.
"Ne e kemi festuar këtë ditë për të katërtin vit që nga fillimi i luftës. Është e rëndësishme të bashkojmë refugjatët ukrainas dhe ata që erdhën në Bullgari para luftës për të treguar kulturën dhe traditat tona", tha për BTA Julianna Kuljukina, menaxhere e Qendrës së Integrimit dhe Arsimit “Ukrainski Vulik”, e cila, së bashku me Bashkinë e Sofjes, organizoi festivalin ukrainas FEST.
"Bullgaria është një shembull i shkëlqyer për ne se si mund të fitohet liria. Ju jeni si vëllezër për ne", tha Natalia Ellis, kryetare e Fondacionit të Mbështetjes dhe Rinovimit të Ukrainës, gjatë festimit para Bashkisë së Plovdivit. Sipas fjalëve të saj, rreth 60 mijë refugjatë jetojnë në vendin tonë - 15 mijë prej tyre punojnë zyrtarisht dhe 40% janë fëmijë.
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Kryeministri Rosen Zheljazkov i dërgoi një fjalim urimi popullit ukrainas.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA