Artikull
Stilijana Nikollova fitoi pesë medalje në Kampionatin Botëror në Rio de Janeiro
Hënë 25 Gusht 2025 07:36
Hënë, 25 Gusht 2025, 07:36
Madhësia e shkronjave
Nënkampionia botërore në gjimnastikë ritmike nga Rio de Janeiro 2025, Stilijana Nikollova fitoi katër medalje të tjera.
Përveç vendit të dytë në shumëgarësh dhe në garën ekipore, ajo fitoi një medalje argjendi në finalet e unazës dhe shiritit, një medalje bronzi me birila dhe përfundoi e pesta në top.
Eva Brezalieva, e cila përfundoi e teta në shumëgarësh, performoi shkëlqyeshëm në kombimnimin e saj me shirit, duke u renditur e shtata.
Ansambli ynë, i cili zuri vendin e gjashtë në shumëgarësh, mbeti pa medalje. Në finalen e kombinimit me pesë shirita, gjimnastet bullgare bënë gabime dhe u renditën të pestat.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES