LAJME

Artikull

Bulgargaz ofron gaz gati 2% më të lirë për shtatorin

Hënë, 25 Gusht 2025, 08:16

Bulgargaz ofron gaz gati 2% më të lirë për shtatorin

Madhësia e shkronjave

Kompania shtetërore Bulgargaz propozon që çmimi i gazit natyror për shtatorin të jetë 60.99 leva (31,18 euro) për një megavat-orë (pa taksa për aksesin, transmetimin, akcizën dhe TVSH-në), u bë e qartë nga aplikimi në Komisionin Rregullator të Energjisë dhe Ujit. Çmimi vlen për furnizuesit fundorë dhe për personat që kanë marrë një licencë për prodhimin dhe transmetimin e energjisë së ngrohjes.
Çmimi i propozuar është 1.77% më i ulët se ai i miratuar nga Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Ujit për gushtin - 62.09 leva (31,75 euro).
Në korrik, gazi natyror shitej për 64.55 leva (33,00 euro), në qershor - 64.32 leva (32,89 euro) dhe në maj - 64.40 leva (32,93 euro), kujton BTA.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: bulgargaz.bg