Një autobus me 24 migrantë, i drejtuar nga një shofer bullgar, u kap më 24 gusht në mbrëmje në zonën e fshatit Llozenec, komuna Carevo, tha për bTV Kryekomisar Anton Zllatanov, drejtor i Drejtorisë së Policisë Kufitare në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Një autobus me të njëjtin numër migrantësh u kap në këtë zonë më 23 gusht.
"Kjo është jeta e përditshme, ndodh çdo ditë dhe çdo natë ne kapim grupe të tilla", komentoi Kryekomisari. Sipas tij, presioni kryesor në kufirin bullgaro-turk është në lindje në zonën e Mallko Tërnovo dhe Rezovo. "Atje, në pjesë të mëdha kufirit midis Bullgarisë dhe Turqisë ka një lumë, për momentin niveli i ujërave është shumë i ulët dhe migrantët hyjnë përmes lumit", shpjegoi ai.
Mbi 15 grupe trafikimi janë shkatërruar vitin e kaluar, përfshirë në operacione ndërkombëtare. Trafikantët marrin midis 5 dhe 20 mijë euro nga një migrant për ta kaluar atë përmes vendit tonë, tha Kryekomisari Anton Zllatanov.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES