Artikull
Bullgaria dhe “Rheinmetall” do të ndërtojnë së bashku dy fabrika ushtarake
Hënë 25 Gusht 2025 14:16
Hënë, 25 Gusht 2025, 14:16
Madhësia e shkronjave
Lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, u takua në Dyseldorf me drejtorin ekzekutiv të koncernit gjerman të industrisë së mbrojtjes “Rheinmetall”, Armin Papperger. Gjatë bisedimeve u bë e ditur se, brenda tre javëve të ardhshme, duhet të përgatiten kontratat për krijimin e një shoqërie të përbashkët mes një ndërmarrjeje bullgare dhe “Rheinmetall”, për ndërtimin e dy fabrikave në vendin tonë, raportoi BNR “Horizont”.
“Rheinmetall” do të ndërtojë së bashku me Bullgarinë, në një të ardhme shumë të afërt, të paktën dy fabrika në territorin bullgar. E para do të jetë për prodhimin e predhave artilerie. Edhe më e rëndësishme është ndërmarrja jonë e përbashkët për barut”, tha Armin Papperger, drejtori ekzekutiv i koncernit gjerman të armëve. Ai theksoi se investimi i përgjithshëm do të kapë vlerën e mbi 1 miliard eurove.
Lideri i GERB, Borisov, deklaroi se fabrika e barutit do të jetë më e madhja në Evropë. “Kjo është lënda më e kërkuar dhe më në mungesë për momentin, dhe jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj zotit Papperger dhe ekipit të tij, të cilët ishin në Bullgari dhe zgjodhën terrenin e Uzinave “Vazov” për këtë fabrikë gjigande,” theksoi Borisov.
Lexoni më shumë mbi temën:
“Rheinmetall” do të krijojë një ndërmarrje për prodhimin e barutit dhe granatave së bashku me VMZ Sopot
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Qendra e Shtypit e GERB-it
Publikoi / Publikuan: БНР екип