LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 26 gushtin

Mot me diell, në disa vende me reshje

Hënë, 25 Gusht 2025, 16:40

Parashikimi i motit për 26 gushtin

Madhësia e shkronjave

Të martën do të mbizotërojë mot me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave, më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Jugore, por pa reshje të theksuara. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 26° dhe 31°, në Sofje - rreth 26°.
Në male do të mbizotërojë mot me diell, me rritje të përkohshme të vranësirave, më të konsiderueshme në pasdite, por pa reshje të theksuara. Do të fryjë erë e moderuar nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 22°, në 2000 m - rreth 13°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të mbizotërojë mot me diell, në pasdite do të ketë rritje më të konsiderueshme të përkohshme të vranësirave, por nuk priten reshje. Do të fryjë erë e moderuar nga juglindja. Temperaturat maksimale do të arrijnë 25°, uji i detit është 25°-26°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип