Artikull
Statujë bronzi e një perëndeshë nga panteoni greko-romak u zbulua në Kaliakra
Martë 26 Gusht 2025 03:10
Martë, 26 Gusht 2025, 03:10
Madhësia e shkronjave
Një ekspeditë arkeologjike, e udhëhequr nga Doc. Dr. Boni Petrunova – drejtoreshë e Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë, zbuloi një statujë masive prej bronzi të një perëndeshë nga panteoni greko-romak. Artefakti u gjet në dhoma banimi në të ashtuquajturin "Sektori i Artë" të Kaliakras, njoftoi ekipi i Muzeut.
Gërmimet arkeologjike në Kepin Kaliakra filluan më 5 gusht, dhe vetëm pak ditë më vonë u zbuluan monedha ari të perandorëve bizantinë Justiniani I dhe Anastasi I. Këto monedha u gjetën në të ashtuquajturin “Lagjja e të pasurve” të Kaliakras dhe mendohet se janë pjesë e një thesari kolektiv, i mbledhur gjatë një periudhe kohe.
Zbulimi i monedhave dhe tani i statujës së bronzit janë dëshmi të qarta se në këtë zonë dikur ka jetuar aristokracia e qytetit të lashtë të Kaliakras, rikujton BNR Varna.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Gjetje antike, zbulime të reja – viti arkeologjik 2024 në Muzeun Historik KombëtarKaliakra – një oazë natyrore dhe arkitekturore
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Muzeu Historik Kombëtar
Publikoi / Publikuan: БНР екип