SHOQËRI

Artikull

Sofja shënon Ditën Botërore të Qenit me nisma të ndryshme

Martë, 26 Gusht 2025, 06:20

Sofja shënon Ditën Botërore të Qenit me nisma të ndryshme

Madhësia e shkronjave

Me rastin e Ditës Botërore të Qenit, në Sofje janë organizuar aktivitete të ndryshme, raportoi BTA. Për shembull, në Aeroportin “Vasill Levski” – Sofje, në sallonin “Pasagjerët në nisje” të Terminalit 2, qeni terapist Smajli dhe kujdestarja e tij Antonia Rikova do të zbulojnë informacione të dobishme rreth udhëtimit me kafshë shtëpiake. Organizatorët nga fondacioni “Katër Putrat” do të paraqesin gjithashtu informacione rreth projektit “Kafshët ndihmojnë njerëzit” dhe misionit të qenve terapikë. Janë planifikuar edhe aktivitete për fëmijë.
Seksioni i fëmijëve i Bibliotekës së Sofjes po organizon një “Ditë Pantoflash”, në të cilën fëmijët ftohen me kafshët e tyre shtëpiake për të festuar së bashku Ditën Botërore të Qenit. Në pika të ndryshme tregtare në Sofje do të do të ketë gjithashtu aktivitete me një kauzë bamirësie kushtuar qenve.
Lexoni më shumlë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Një bullgare në Austri krijoi një shoqatë për shpëtimin e kafshëve endacake nga BullgariaMerrni qen nga shtëpia e strehimit – raca e tij është “dashuri”
DOGLAR – platforma sociale bullgare për njeriun modern dhe mikun e tij të vjetër – qeninPsikologu i kafshëve Aleksandër Georgiev: “Qentë mund të edukohen më lehtë nga pronarët e tyre”Qindra vullnetarë dhe dhurues u ndihmojnë kafshëve nga Strehimi “Fermata” të jetojnë mirë
Miku më i mirë i njeriut: qeni në besimin e popullitTrajneri i qenve Venci Daçevski: për kafshët dhe njerëzit me dashuriRedaktoi: Darina Grigirova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: ЕPA/BGNES, Radio Vidin, BTA

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا