LAJME

Artikull

Doganierët penguan kontrabandën e bizhuterive të arit dhe argjendit në pikën kufitare "Kapitan Andreevo"

Martë, 26 Gusht 2025, 09:35

Doganierët penguan kontrabandën e bizhuterive të arit dhe argjendit në pikën kufitare "Kapitan Andreevo"

Madhësia e shkronjave

Gjatë dy inspektimeve të veçanta më 22 gusht 2025, u sekuestruan sende ari dhe argjendi të kontrabanduara me një vlerë totale prej 313 946 leva (mbi 150 mijë euro). Ato janë transportuar në një makinë pasagjerësh dhe një autobus që kanë hyrë në vend nga Turqia.
Sendet e kontrabanduara janë sekuestruar. Janë nisur procedurat paraprake për rastet nga një inspektor doganor hetues nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qarkut të Haskovos.
Redaktoi: Darina Grigirova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Agjencia "Dogana"