Artikull
Ndalimi i pajisjeve të mençura në shkolla do të hyjë në fuqi në nëntor
Martë 26 Gusht 2025 12:05
Martë, 26 Gusht 2025, 12:05
Madhësia e shkronjave
Ndryshimet në Ligjin për Arsimin Parashkollor dhe Shkollor ka shumë të ngjarë të hyjnë në fuqi në nëntor, dhe bashkë me to edhe ndalimi i pajisjeve të mençura në klasë, njoftoi Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev, i cituar nga BGNES.
Vëllçev kujtoi se aktualisht ekziston një ndalim për përdorimin e telefonave në klasë, por teksti ka të bëjë me pajisjet e zakonshme. Vëllçev shprehu shpresën se me ndryshimet, fëmijët do të bëhen më të përqendruar në procesin e të nxënit. Ministri Vëllçev u bëri thirrje prindërve që të marrin masa, sepse ekranet kanë një ndikim negativ tek fëmijët.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur gjithashtu rekomandime për shkollat se si të përdorin pajisjet për qëllime edukative.
Lexoni më shumë në arkivin e Raido Bullgarisë:
"Për" ose "kundër" celularëve - një çështje e hapur në shkollën bullgare
Redaktoi: Darina Grigirova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES