LAJME

Artikull

Që nga 1 shkurti do të mund të bëjmë blerje vetëm në euro

Martë, 26 Gusht 2025, 14:04

Që nga 1 shkurti do të mund të bëjmë blerje vetëm në euro

Madhësia e shkronjave

Pas vendosjes së euros në Bullgari nga 1 janari 2026, shumat e pagave, pensioneve, ndihmave sociale dhe kompensimeve nuk do të ndryshojnë në vlerë, por thjesht do të kalojnë nga leva në euro, të rivlerësuara sipas kursit zyrtar 1,95583 leva për një euro. Këtë e bëri të ditur në një takim informativ në Plovdiv drejtori i Drejtorisë së Inspektimit të Punës në qytet, Atanas Çernaev, njofton BTA.
Pas 1 janarit, llogaritë bankare, kreditë, depozitat dhe llogari të tjera në leva do të rivlerësohen automatikisht në euro. Pagesa e pagave dhe pensioneve pas 1 janarit do të bëhet vetëm në euro. Do të ketë mundësi për pagesa në leva deri më 31 janar, pas kësaj date të gjitha pagesat do të jenë vetëm në euro, theksoi Çernaev.
Gjatë vitit të ardhshëm, qytetarët do të mund të shkëmbejnë leva në euro pa komision deri më 30 qershor në çdo degë bankare dhe zyrë postare në vend, sipas kursit zyrtar.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA