Artikull
Sindikatat: Nga 1 janari 2026 paga minimale duhet të jetë 1213 leva
Martë 26 Gusht 2025 15:21
Martë, 26 Gusht 2025, 15:21
Madhësia e shkronjave
Paga minimale do të jetë 1213 leva (620.20 euro) duke filluar nga 1 janari 2026. Shuma e saj do të rritet me 12.6%, ose me 136 leva, krahasuar me nivelin aktual. Kjo parashikohet në projektin e Dekretit të Këshillit të Ministrave, i përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, i cili u publikua për diskutim publik. Nga 1 janari 2026, paga minimale për orë do të jetë 7.31 leva (3.74 euro). Rritja e pagës minimale do të sjellë rritje të të ardhurave për rreth 600 000 persona.
Më herët sot, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), Ljubosllav Kostov deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare se paga minimale nga 1 janari 2026 duhet të jetë 1213 leva (620.2 euro) në vend të shumës aktuale prej 1077 leva (550.66 euro). “Kjo përfaqëson një rritje prej 12.63%. Sindikalistët shprehin habi pse projekti i dekretit qeveritar për përcaktimin e saj ende nuk është publikuar, pasi të gjitha të dhënat e nevojshme nga statistikat kombëtare janë tashmë të njohura. “Jemi të shqetësuar sepse ka mbetur më pak se një javë deri në afatin përfundimtar. Ligji e thotë qartë që më 1 shtator duhet të kemi një dekret të Këshillit të Ministrave për diskutim publik mbi shumën e re të pagës minimale, dhe nga të dhënat është e qartë se ajo duhet të jetë 1213 leva ose 620 euro”, komentoi Kostov.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv