Artikull
Parashikimi i motit për 27 gushtin
Temperaturat po rriten në normalen për muajin gusht
Martë 26 Gusht 2025 16:40
Martë, 26 Gusht 2025, 16:40
Madhësia e shkronjave
Natën moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë.
Të mërkurën do të jetë me diell. Do të ketë re të shpërndara të larta mbi rajonet perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 27° dhe 32°, për Sofjen - rreth 28°.
Në male do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu-verilindja, dhe në pjesët më të larta - nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 20°, në 2000 metra - rreth 14°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell. Do të fryjë erë e moderuar nga lindja më shpesh. Temperaturat maksimale do të jenë midis 24° dhe 28°. Temperatura e ujit të detit është 24°-25°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Redaktoi: Darina Grigirova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип