Artikull
Kori legjendar “Misteri i zërave bullgarë” me koncert në Sofje
Mërkurë 27 Gusht 2025 02:55
Mërkurë, 27 Gusht 2025, 02:55
Madhësia e shkronjave
Më 27 gusht (e mërkurë), skena verore “Majmunarnika” në Parkun “Kopshti i Borisit” në Sofje do të ndriçohet nga magjia e folklorit bullgar. Kori i famshëm ndërkombëtarisht “Misteri i zërave bullgarë” do të mbajë një koncert të paharrueshëm nën yje.
“Misteri i zërave bullgarë” është një pasuri e vërtetë kombëtare dhe një ambasador i kulturës bullgare në botë. Me këndimin e tyre polifonik unik dhe harmoninë qiellore, ato kanë magjepsur publikun për dekada me radhë, duke fituar duartrokitje në skenat më prestigjioze botërore. Çdo interpretim i tyre është një udhëtim emocionues përmes kohës dhe traditave bullgare.
Kori u themelua në vitin 1952 me iniciativën e Georgi Bojaxhiev, kryeredaktor për shumë vite i redaksisë së muzikës popullore në Radion Kombëtare Bullgare (BNR). Njeriu që ua prezantoi botës interpretimet e ansamblit është studiuesi i muzikës Marcel Cellier – një instrumentist, etnomuzikolog dhe producent muzikor nga Zvicra.
Albumet e “Misterit të zërave bullgarë” janë nominuar disa herë për çmimin prestigjioz Grammy. Dhe në vitin 1990 kori e fitoi këtë çmim, për albumin: Le Mystère des Voix Bulgares. Volume Two.
Lexoni më shumë për korin në arkivin e Radio Bullgarisë:
"Një zogëz këndon" – Fillimi i MisteritLe të kujtojmë Marcel Cellier, i cili zbuloi "Misterin e Zërave Bullgarë"
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/The Mystery of the Bulgarian Voices
Publikoi / Publikuan: БНР екип