SPORT

Artikull

Bullgaria është mikpritëse e Kampionatit të Parë Evropian të Sportit të Aplikimeve Zjarrfikëse

Mërkurë, 27 Gusht 2025, 06:36

Bullgaria është mikpritëse e Kampionatit të Parë Evropian të Sportit të Aplikimeve Zjarrfikëse

Madhësia e shkronjave

Bullgari Mihaill Kostov doli i dyti në disiplinën e meshkujve "Ngjitje me shkallë sulmuese" me rezultatin 14.30 sekonda në Kampionatin e Parë Evropian të Sportit të Aplikimeve Zjarrfikëse, i cili po mbahet nga 26 deri më 29 gusht në Dollna Banja, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).
Ukrainasi Jurij Skripka doli i pari, duke u ngjitur tre kate me një shkallë në 13.85 sekonda.
Medaljet dhe diplomat e fituesve u dorëzuan nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare Natalija Kisellova.
Në kategorinë e grave, ukrainasja Sofia Koltenko doli e para, duke u ngjitur një kat me një shkallë sulmuese në 7.17 sekonda dhe duke marrë medaljen dhe diplomën e saj nga Ministri i Punëve të Brendshme Daniell Mitov.
Në kampionat po marrin pjesë 14 ekipe nga tetë vende - Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Gjermania, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Ukraina.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA