LAJME

Artikull

Një hartë interaktive tregon ndotjen nga nafta në Detin e Zi

Mërkurë, 27 Gusht 2025, 07:12

Një hartë interaktive tregon ndotjen nga nafta në Detin e Zi

Madhësia e shkronjave

"Greenpeace" – Bullgaria ka përgatitur një hartë interaktive të ndotjes nga nafta në Detin e Zi me një sipërfaqe totale prej 820 kilometrash katrorë.
Për ta krijuar atë u përdorën të dhëna satelitore dhe deri më tani janë regjistruar 170 pika brenda një viti. Rasti më i habitshëm është një njollë e madhe disa kilometra nga Kepi Kaliakra, komentoi për Radion Kombëtare Bullgare Martin Tomov, koordinator i fushatës "Deti i Gjallë i Zi" në "Greenpeace" – Bullgari. Sipas eko-aktivistit, njollat në Detin e Zi janë ndoshta shumë më tepër, sepse të gjitha njollat për të cilat nuk është e sigurt se janë prej nafte përjashtohen nga harta. Martin Tomov theksoi se problemi është global dhe ka hedhje të ujërave të zeza nga anijet në të gjitha oqeanet dhe detet, dhe në Detin Mesdhe madje mund të hidhen edhe më shumë ujëra të zeza.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: greenpeace.org