LAJME

Artikull

Mbi 400 kompani në Bullgari janë të certifikuara sipas standardit FSC

Mërkurë, 27 Gusht 2025, 08:59

Mbi 400 kompani në Bullgari janë të certifikuara sipas standardit FSC

Madhësia e shkronjave

Bullgaria tani është pjesë e rrjetit global të Këshillit të Mbikëqyrjes së Pyjeve për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve. Futja e certifikimit FSC u iniciua më shumë se 20 vjet më parë nga WWF Bullgaria, e cila që nga viti 2014 ka udhëhequr zhvillimin e një standardi kombëtar të përshtatur sipas karakteristikave të pyjeve lokale dhe legjislacionit. Qëllimi kryesor i standardit është të sigurojë që të ardhurat nga aktivitetet pyjore të mos vijnë në kurriz të ruajtjes së natyrës, të drejtave të punëtorëve pyjorë ose jetesës së njerëzve vendas.
Një partner zyrtar i FSC në vendin tonë është Shoqata e re e Pyjeve të Qëndrueshme, e cila bashkon organizatat joqeveritare, industritë dhe ekspertët.
Pothuajse 50% e të gjitha pyjeve bullgare janë tashmë të certifikuarasipas standardit FSC, ndërsa mbi 400 kompani, përpunues druri dhe tregtarë, janë të certifikuar për ndjekjen e zinxhirit të furnizimit, gjë që garanton që materiali për produktet e tyre të gatshme vjen nga pyje të certifikuara. Certifikimi është vullnetar dhe lejon qasje në një treg shumë më të madh.
Përveç kësaj, FSC i kushton vëmendje të veçantë mbrojtjes nga fatkeqësitë, si zjarret, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës. Fermat e certifikuara sipas standardit FSC duhet të përgatisin edhe një vlerësim të rrezikut nga fatkeqësitë dhe ndërhyrjet natyrore.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA