LAJME

Artikull

Bullgarët udhëtojnë më shpesh në vendet fqinje

Mërkurë, 27 Gusht 2025, 09:48

Bullgarët udhëtojnë më shpesh në vendet fqinje

Madhësia e shkronjave

Numri i udhëtimeve jashtë vendit nga qytetarët bullgarë në korrik 2025 u rrit me 16.8% krahasuar me korrikun 2024. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, udhëtimet më të shumta ishin në: Greqi - 261.7 mijë, Turqi - 253.2 mijë, Rumani - 91.7 mijë, Gjermani - 56.7 mijë, Serbi - 54.3 mijë, Itali - 38.4 mijë, Francë - 34.8 mijë, Republikën e Maqedonisë së Veriut - 33.2 mijë, Spanjë - 31.5 mijë, Austri - 28.8 mijë.
Udhëtimet për argëtim dhe ekskursione mbizotëruan - 49.0%, të ndjekura nga udhëtimet për qëllime të tjera - 35.4% dhe për qëllime biznesi - 15.6%.
Vizitat nga qytetarët e huaj në Bullgari janë rritur gjithashtu, me 5.6% më shumë në korrik 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritja e udhëtimeve është për të gjitha qëllimet e vëzhguara, ndërsa tranziti nëpër vendin tonë përbën 36.5% të të gjitha vizitave nga shtetas të huaj në Bullgari.
Pjesa e shtetasve nga Bashkimi Evropian që vizituan Bullgarinë është 54.6% e numrit të përgjithshëm të shtetasve të huaj. Numri më i madh janë rumunët - 28.1%, gjermanët - 16.7%, polakët - 9.6% dhe grekët - 8.6%.
Pjesa e vizitave për qëllime pushimi dhe ekskursioni mbizotëron - 51.7%, e ndjekur nga vizitat për qëllime të tjera - 42.6% dhe për qëllime biznesi - 5.7%.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип