LAJME

Artikull

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave: Në tremujorin e dytë rreth 70% e bullgarëve kanë udhëtuar vetëm brenda vendit

Mërkurë, 27 Gusht 2025, 12:35

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave: Në tremujorin e dytë rreth 70% e bullgarëve kanë udhëtuar vetëm brenda vendit

Madhësia e shkronjave

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, aktiviteti turistik i bullgarëve shënoi një rritje prej 4.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke arritur në 1.3 milion qytetarë që udhëtuan, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. 67.5% e bullgarëve zgjedhën të udhëtojnë vetëm brenda vendit, 25.8% udhëtuan vetëm jashtë vendit, ndërsa 6.7% kombinuan udhëtime brenda dhe jashtë vendit. Grupi më aktiv në udhëtime janë bashkatdhetarët e moshës 25-44 vjeç (457.5 mijë persona, ose 36.3%).
Sipas të dhënave të tjera të institutit, bullgarët preferojnë udhëtimet e organizuara vetë – 83.3% e udhëtimeve janë realizuar pa përdorur shërbimet e një operatori turistik.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Bullgarët udhëtojnë më shpesh në vendet fqinje
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay