LAJME

Artikull

Nga dhurimi i fondeve te investimet: injektohen 1.5 miliardë në energjetikë

Mërkurë, 27 Gusht 2025, 13:48

Nga dhurimi i fondeve te investimet: injektohen 1.5 miliardë në energjetikë

Madhësia e shkronjave

Qeveria miratoi rritjen e buxhetit të Ministrisë së Energjetikës me 1.5 miliardë leva (770 milionë euro), njoftoi ministri Zheço Stankov pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Fondet janë të destinuara për ndërtimin e blloqeve 7 dhe 8 me reaktorë AP 1000 të “Westinghouse”, modernizimin e blloqeve 5 dhe 6 të Centralit Bërthamor “Kozlloduj”, rehabilitimin e hidrocentrales PAVEÇ “Çaira”, ku nga katër hidroagregate funksionon vetëm një, si dhe investime në mbi 700 km rrjete energjetike dhe rrjete të operatorit të gazit.
Stankov theksoi se energjetika për shumë vite ka qenë “vetëm dhuruese e fondeve, përfshirë edhe për blerjen e drithërave, të cilat qytetarët bullgarë nuk i panë kurrë”, dhe investimet tani synojnë rikthimin e rentabilitetit të sektorit. Planet e përgjithshme të investimeve të Holdingut Bullgar të Energjetikës tejkalojnë 15 miliardë leva në planin afatmesëm. Financimi nuk do të ndikojë në deficitin buxhetor dhe është pjesë e parashikimit të përditësuar buxhetor për vitet 2025-2028, premtoi Stankov.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA