LAJME

Artikull

Qeveria rriti kapitalin e Bankës Bullgare për Zhvillim

Mërkurë, 27 Gusht 2025, 15:08

Qeveria rriti kapitalin e Bankës Bullgare për Zhvillim

Madhësia e shkronjave

Qeveria vendosi të rrisë kapitalin e Bankës Bullgare për Zhvillim me 4 miliardë leva (mbi 2 miliardë euro). Këto fonde do të investohen në zona të reja industriale, në ndërtimin e një rrjeti të ri ujësjellës dhe kanalizimesh, si dhe në sektorin e mbrojtjes.
Banka Bullgare për Zhvillim është një shoqëri aksionare me pronar të vetëm. Të drejtat e shtetit në këtë bankë ushtrohen nga ministri i financave. “Një nga qëllimet kryesore të bankës është të sigurojë instrumente për financimin e investimeve publike dhe projekteve që janë prioritet për ekonominë e vendit,” shpjegoi ministrja e financave Temenuzhka Petkova, duke saktësuar se katër miliardët leva me të cilët do të rritet kapitali i bankës nuk do të ndikojnë në deficitin buxhetor, raportoi BNR “Horizont”.

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA