LAJME

Artikull

Presidenti mori pjesë në hapjen e një fabrike të teknologjisë së lartë në fushën e mbrojtjes në Gjermani

Mërkurë, 27 Gusht 2025, 15:29

Presidenti mori pjesë në hapjen e një fabrike të teknologjisë së lartë në fushën e mbrojtjes në Gjermani

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e një fabrike të re të teknologjisë së lartë të koncernit gjerman “Rheinmetall”, me ftesë të drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Armin Papperger. Fabrika, e vendosur në Unterljus, në provincën e Saksonisë së Poshtme, do të prodhojë predha kalibri 155 mm sipas standardeve të NATO-s. Investimi kap vlerën e mbi 500 milionë euro, njoftoi BTA.
Më herët gjatë kësaj jave u bë e ditur se “Rheinmetall” do të marrë pjesë në ndërtimin e dy fabrikave edhe në Bullgari. Njëra do të jetë për prodhimin e barutit dhe tjetra për prodhimin e predhave, me një investim të përbashkët që kalon vlerën e 1 miliard eurove.
Kreu i shtetit bullgar është për një vizitë pune në Gjermani më 27 dhe 28 gusht. Në kuadër të vizitës së tij, ai do të takohet edhe me homologun e tij gjerman, presidentin Frank-Walter Steinmeier.
Lexonimë shumë mbi temën: 
“Rheinmetall” do të krijojë një ndërmarrje për prodhimin e barutit dhe granatave së bashku me VMZ SopotBullgaria dhe “Rheinmetall” do të ndërtojnë së bashku dy fabrika ushtarake
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип