LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 28 gushtin

Moti është i përshtatshëm për turizëm dhe plazh

Mërkurë, 27 Gusht 2025, 16:40

Parashikimi i motit për 28 gushtin

Madhësia e shkronjave

Natën motido të jetë i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët nga lindja-juglindja, e cila do të qetësohet pas mesnatës në shumë zona.
Të enjten do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët, në Fushën e Danubit dhe Bullgarinë Lindore - erë e moderuar nga verilindja dhe juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 28° dhe 33°, në Sofje - rreth 29°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë kryesisht me diell, me rritje më të ndjeshme të përkohshme të vranësirave para mesditës përgjatë bregdetit jugor. Do të fryjë erë e moderuar lindore. Temperaturat maksimale do të jenë midis 26° dhe 29°. Temperatura e ujit të detit është 24°-25°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male moti do të jetë me diell dhe i favorshëm për turizëm. Do të fryjë erë e dobët nga verilindja dhe juglindja, në pjesët më të larta - nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 23°, në 2000 metra - rreth 16°.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип