POLITIKË

Artikull

Presidenti Rumen Radev në Gjermani: Bullgaria bëhet pjesë e ekosistemit evropian të mbrojtjes

Enjte, 28 Gusht 2025, 06:21

Presidenti Rumen Radev në Gjermani: Bullgaria bëhet pjesë e ekosistemit evropian të mbrojtjes

Madhësia e shkronjave

“Me investimin e koncernit gjerman të mbrojtjes Rheinmetall, Bullgaria bëhet pjesë e ekosistemit evropian të mbrojtjes.” Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në Gjermani në një takim të përbashkët informues me Drejtorin Ekzekutiv të kompanisë Armin Paperger në hapjen e një fabrike të re municionesh me teknologji të lartë në Unterljus, Saksonia e Poshtme.
Presidenti mori pjesë në hapjen e një fabrike të teknologjisë së lartë në fushën e mbrojtjes në Gjermani“Në Konferencën e Sigurisë në Munih, diskutuam për herë të parë mundësinë e ndërtimit të përbashkët të projekteve të përbashkëta në Bullgari”, tha Armin Paperger, nga ana e tij. Ai shtoi se Rheinmetall do të investojë së bashku me qeverinë bullgare në dy fabrika – një për municione dhe një për barut. Sipas tij, fabrika e planifikuar e predhave do të prodhojë 100-150 mijë njësi në vit, ose gjysmën e kapacitetit të objektit në Unterljus.
Lidhur me planet e kompanisë në vendin tonë, kreu i shtetit theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për prodhim të përbashkët, por për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik afatgjatë me Gjermaninë, krijimin e vendeve të reja të punës, zbatimin e teknologjive të reja, mbështetjen e modernizimit të ushtrisë bullgare, si dhe zgjerimin e tregut të industrisë bullgare të armëve.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Rumen Radev