LAJME

Artikull

Avokati i Popullit dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore bëjnë një fushatë për të informuar të moshuarit rreth euros

Enjte, 28 Gusht 2025, 08:51

Avokati i Popullit dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore bëjnë një fushatë për të informuar të moshuarit rreth euros

Madhësia e shkronjave

Avokatja e Popullit Velisllava Dellçeva dhe drejtuesja e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore Vesella Karaivanova po përgatisin një fushatë të përbashkët informuese drejtuar të moshuarve me rastin e futjes së euros nga 1 janari 2025, raportoi BTA.
Iniciativa, e titulluar "Pensionet në euro", do të fillojë më 19 shtator nga qyteti Dupnica dhe do të përfshijë kryesisht vendbanime të vogla. Qëllimi kryesor i pritjeve është që pensionistët të informohen dhe të konsultohen për të gjitha çështjet që lidhen me ndryshimin e ardhshëm - nga rillogaritja e pensioneve në euro deri te mënyra e njohjes së kartëmonedhave të falsifikuara në mënyrë që të mos bien viktimë e mashtruesve.
Rreziku i parave të falsifikuara! Si t’i dallojmë ato?
Ata gjithashtu do të marrin broshura me mostra të kartëmonedhave dhe monedhave euro në mënyrë që të njihen me kartëmonedhat e reja dhe elementët e tyre.
Procesi i konvertimit të monedhës po shkakton shqetësim tek shumë të moshuar, siç është e qartë nga sinjalet e marra në pritjen e Avokatit të Popullit.
Monedhat euro bullgare do të “flasin” për historinë dhe shpirtin kombëtarRedaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Avokati i Popullit i Republikës së Bullgarisë