LAJME

Artikull

Dogana e Sofjes parandaloi dërgimin e paligjshëm të 10 000 kutive cigare

Enjte, 28 Gusht 2025, 10:40

Dogana e Sofjes parandaloi dërgimin e paligjshëm të 10 000 kutive cigare

Madhësia e shkronjave

Punonjësit e Drejtorisë Territoriale të Doganës së Sofjes parandaluan një përpjekje të paligjshme për të dërguar gati 10 000 kuti cigare, njoftoi qendra e shtypit e Agjencisë Doganore. Cigaret ishin të paketuara në dërgesa postare dhe korrieri, të përshkruara dhe të fshehura si mallra të ndryshme shtëpiake.
Që nga fillimi i vitit, punonjësit doganorë të drejtorisë kanë sekuestruar 191 260 copë (9 563 kuti) cigare gjatë përpjekjeve për të kontrabanduar produkte duhani përmes rrjetit të operatorëve korrierë dhe postarë. Shumica e tyre ishin me një pullë akcize bullgare dhe të destinuara për Britaninë e Madhe, ku çmimet janë shumë më të larta.
Dërguesit po përpiqen t'i fshehin cigaret në mënyra të ndryshme - në cilindra/kuti metalike të salduara, në pako proteinash hirre, në kanaçe, në pako ëmbëlsirash.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: customs.bg

Publikoi / Publikuan: БНР екип