Artikull
“Jupiter 7”, sipas të cilëve nuk ka kuptim të jemi tepër seriozë
Enjte 28 Gusht 2025 11:20
Enjte, 28 Gusht 2025, 11:20
Madhësia e shkronjave
Gjatë katër viteve të ekzistencës së tyre, muzikantët e rinj të grupit “Jupiter 7” u përsosën dhe u formuan si artistë. Edhe muzika e tyre pasqyron këtë zhvillim. Ata nuk janë më nxënës, por kënga e tyre më e re “Nuk ka kuptim” në fakt përfaqëson një kthim te fillimi, sepse është një nga këngët e para që krijuan. Sipas frontmenit Neo Kurtev, ndonjëherë gjërat e para janë më të bukurat:
“Kënga ka një tekst shumë të natyrshëm. Ajo u frymëzua nga ideja e babait tim dhe njëherazi mentori ynë, Krasi Kurtev – ai na dha këtë ide, ne e morëm dhe krijuam këngën në stilin e tij dhe, më gjerë, në filozofinë e tij të jetës: që nuk duhet t’i marrim gjërat tepër seriozisht, se në fund të fundit gjithçka është në rregull, dhe se jeta është një lojë. Ashtu siç këndohet në këngë, gjithçka është një lojë.”
Lexoni më shumë për formacionin në arkivin tonë:
Deri në Jupiter dhe mbrapa me këngën "Sa e dua"Muzikantët e Grupit “Jupiter 7” prezantojnë këngën e tyre më të re
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/Jupiter7_official
Publikoi / Publikuan: БНР екип