LAJME

Artikull

Rreth 11 500 të rinj u punësuan që nga fillimi i vitit përmes masave të punësimit

Enjte, 28 Gusht 2025, 14:29

Rreth 11 500 të rinj u punësuan që nga fillimi i vitit përmes masave të punësimit

Madhësia e shkronjave

Me mbështetjen e Agjencisë së Punësimit, që nga fillimi i vitit 11 426 të rinj deri në moshën 29 vjeç filluan punë në tregun primar të punës. Vetëm gjatë muajit korrik u punësuan 1397 të rinj, prej të cilëve 672 janë të moshës deri në 24 vjeç, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Sipas të dhënave për muajin korrik, ka një rritje të lehtë të numrit të të rinjve të papunë deri në moshën 24 vjeç, të cilët përbëjnë 6.7% të të gjithë të papunëve. Ndër ta, mbi 54% janë me arsim të mesëm. Numri i të rinjve me arsim të lartë është rritur me mbi 58% krahasuar me muajin qershor, megjithëse ata përbëjnë vetëm 4.8% të të gjithë të rinjve të papunë. Më shumë se dy të tretat e të papunëve deri në moshën 24 vjeç nuk kanë profesion ose kualifikim. Në të njëjtën kohë, pothuajse 70% e tyre fillojnë punë brenda 4 muajve, nëse marrin mbështetjen e duhur.

Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mlsp.government.bg