Ekipi i profesorit Vagalinski zbuloi dorën e djathtë të një statuje të Herakliut gjatë gërmimeve në pjesën lindore të forumit Herakleja Sintika. Dora e zbuluar ka një formë karakteristike të gishtërinjve të përkulur, tipike për mbështetjen mbi shkopin e shtrembër — një atribut i pandarë i heroit mitologjik, sqaroi për BTA prof. Vagalinski. Ai rikujtoi se në të njëjtin vend, disa vite më parë, ekipi i tij zbuloi skica e një ndërtese me një kamare dhe dy fragmente mermeri – pjesë nga një këmbë dhe nga shkopi. Që atëherë, profesori supozonte se bëhej fjalë për një tempull të Herakliut, një i tillë që me siguri ka ekzistuar në Herakleja Sintika.
Profesori Vagalinski shprehu shpresën se deri në fund të shtatorit të këtij viti do të zbulohen edhe pjesë të tjera të rëndësishme të statujës së Herakliut, veçanërisht koka, si dhe vetë ndërtesa ose të paktën një fragment i pjesës përreth forumit. Të gjitha këto do të ndihmojnë në një rikonstruksion digjital më të plotë dhe realist. E rëndësishme, sipas tij, është edhe datimi i saktë, i cili do të përcaktojë kur u ndërtua tempulli dhe kur u shkatërrua. Shkencëtarët tashmë kanë disa pika orientuese, por ato duhet të verifikohen, njoftoi BTA.
Lexoni më shumë rreth zbulimeve arkeologjike në Heraklea Sintika nga koleksioni I Radio Bullgarisë:
Qyteti antik Herakleja Sintika zbulon sekretet e tijHeraklea Sintika shpërbleu arkeologët me një zbulim të ri të rëndësishëmNjë statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea SintikaNjë mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea SintikaRrënojat e qytetit Herakleja Sintika na kthejnë në epokën e antikitetitNjë nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Herakleja Sintika
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Archaeologia Bulgarica