LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 29 gushtin

Mot me diell me temperatura verore

Enjte, 28 Gusht 2025, 16:40

Parashikimi i motit për 29 gushtin

Madhësia e shkronjave

Të enjten moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja-juglindja në Bullgarinë Lindore, dhe nga lindja-verilindja në rajonet juglindore. Temperaturat maksimale do të jenë midis 30° dhe 35°, në Sofje - rreth 31°.
Në male do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja-juglindja, në pjesët më të larta - nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 27°, në 2000 m - rreth 20°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë me diell. Do të fryjë erë e moderuar nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 27° dhe 30°, dhe uji i detit - 24°-25°. Dallgëzimi i detit do të jenë 2-3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип