Qendra e Shpëtimit për Kafshë të Egra "Ballkani i Gjelbër" nis një trajnim treditor me temën "I riu natyrëdashës 2025". Aktiviteti edukativ do të zhvillohet nga e premtja, 29 gusht, deri të dielën, 31 gusht. Ai është i dedikuar për fëmijë mbi 15 vjeç, të cilët do të ndihmojnë aktivisht në terren dhe në bazën e qendrës për kujdesin dhe shpëtimin e kafshëve të egra në rrezik, do të marrin pjesë në lirimin e tyre dhe do të njihen me të gjitha aktivitetet e organizatës “Ballkani i Gjelbër”.
Ky aventurë përfshin gjithashtu një kamp me çadra dhe vozitje me kajak përgjatë lumit Tunxha.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova