Artikull
Knezha fton banorët dhe vizitorët në “Jazz në park 2025”
Premte 29 Gusht 2025 04:45
Premte, 29 Gusht 2025, 04:45
Madhësia e shkronjave
Më 29 gusht, adhuruesit e muzikës pop bullgare do të kenë mundësinë të ndjekin një koncert të mëngjesit nga Krisko në parkun "Ahtirka" në Knezha.
Në orët e mbrëmjes, parku do të mbushet me tinguj xhaz në kuadrin e edicionit të tretë të Festivalit “Xhaz në park 2025”, i cili paraprihet nga koncertet e fëmijëve dhe të rinjve nën moton “Të rinjtë në xhaz”. Gjatë mbrëmjes së parë, publiku i qytetit do të dëgjojë gypsy xhaz nga Petit Fleur, swing klasik me Vesela Morova & Hot Club the Plovdiv, si dhe performancën e Ray Gelato and The Giants nga Britania e Madhe.
Të premten, më 29 gusht, do të ngjiten në skenë Daniella Bellçeva Quartet në përbërje Daniella Bellçeva – vokal, Milen Kukosharov – piano, Mihaill Ivanov – kontrabas, Dimitër Semov – bateri. Pas tyre, parku do të gjallërohet nga ritmet kubane, me performancën e Septeto Santiaguero – fitues të çmimit Latin Grammy 2024, me pjesëmarrjen speciale të Trifonov Dance Academy, njofton BTA.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: FB/jazz.in.the.park.knezha