Premte 29 Gusht 2025 07:06
Premte, 29 Gusht 2025, 07:06
Madhësia e shkronjave
MINA është hapësira më e re për artin imersiv në Bullgari dhe tashmë ka hapur dyert edhe në Sofje, njofton BGNES. Në të, vizitorët do të zbulojnë artin, shkencën dhe historinë e lashtë përmes projeksioneve 360 gradë, kolonës zanore origjinale dhe një ambienti 3D. Do të jetë i hapur për vizitorë çdo javë nga e mërkura deri të dielën, me disa shfaqje në programin e tij.
Ndër to është edhe historia e një prej piktorëve më emblematikë në botë, Van Gogh, dhe adhuruesit e tij do të kenë mundësinë të shohin të gjallë universin e tij emocional dhe të ngjeshur përmes projeksioneve 360 gradë dhe dizajnit origjinal të zërit.
Në Rumani, muzeu ka shënuar 700 000 vizita që nga themelimi i tij në vitin 2023.
Në Rumani, muzeu ka shënuar 700 000 vizita që nga themelimi i tij në vitin 2023.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Muzeu MINA
Publikoi / Publikuan: БНР екип