Artikull
Në manastirin e ishullit "Shën Joan" pranë qytetit Sozopoll u shërbye sërish Liturgjia Hyjnore e Shenjtë
Premte 29 Gusht 2025 09:09
Premte, 29 Gusht 2025, 09:09
Madhësia e shkronjave
Për herë të parë pas 500 vjetësh, në kompleksin e rrënuar manastiror në ishullin "Shën Joan" pranë qytetit Sozopoll u dëgjuan sërish këngët liturgjike të Liturgjisë Hyjnore të Shenjtë. Arsyeja ishte përkujtimi i Prerjes së Kokës së Shën Gjon Pagëzorit, që Kisha Ortodokse e shënon më 29 gusht – ditë që lidhet ngushtë me ishullin, ku në vitin 2010 u zbuluan lipsanet e shenjtorit.
Shërbesa nisi me një procesion liturgjik nga kisha "Shenjtor Kirill dhe Metodij" deri në portin e Sozopolit, prej nga besimtarët u transportuan me varka drejt ishullit. Liturgjinë e shenjtë e udhëhoqi Mitropoliti i Slivenit, Arsenij.
Pas përfundimit të shërbesës, prof. Kazimir Popkonstantinov, i cili zbuloi lipsanet e shenjta, u nderua me urdhrin më të lartë të Mitropolisë së Slivenit – “Shën Dimitri i Slivenit”, grada e parë.
Eshtrat e Shën Joan Pagëzorit të gjetura në Sozopol i ngjan figurës biblike të profetit
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Daniella Kostadinova