HISTORI

Artikull

Ortodoksët nga vendet ballkanike në Toronto përkujtojnë Shën Gjon Pagëzorin

Premte, 29 Gusht 2025, 11:11

Ortodoksët nga vendet ballkanike në Toronto përkujtojnë Shën Gjon Pagëzorin

Madhësia e shkronjave

Në Kishën Ortodokse Maqedono-Bullgare "Shenjtor Kirill dhe Metodij" në Toronto, Kanada, sot më 29 gusht, kur Kisha Ortodokse përkujton Shën Gjon Pararendësin, në orën 10:30 me kohën lokale do të shërbehet Liturgjia Hyjnore e Shenjtë, njofton BTA. Këshilli kishtar pranë kishës, i cili publikoi njoftimin në faqen e tij në Facebook, thekson se kjo ditë njihet edhe si "Prerja e Kokës" dhe gjatë saj mbahet një kreshmë e rreptë.
BTA kujton se në fillim të shekullit XX, emigrantë nga vendet ballkanike morën iniciativën për të themeluar një komunitet kishtar dhe për të ndërtuar një kishë, rreth së cilës të bashkoheshin për të ruajtur besimin e tyre të krishterë lindor-ortodoks, gjuhën, kulturën dhe traditat, në mënyrë që të forcojnë ndërgjegjen e tyre ortodokse lindore.
Komuniteti kishtar ortodoks maqedono-bullgar "Shenjtor Kirill dhe Metodij" u themelua në Toronto në fund të muajit gusht të vitit 1910 nga një komitet prej 200 vetash, me zëdhënës jeromonakun Teofilakt. Në vitin 2020, kisha në Toronto kremtoi 110-vjetorin e saj.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Shën Joan Pagëzori – burri më madhështor i lindur nga një grua e zakonshmeManastiri i Zhabljanos “Shën Joan Pagëzori” – një jetë kushtuar punës dhe ZotitEshtrat e Shën Joan Pagëzorit të gjetura në Sozopol i ngjan figurës biblike të profetit
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Dveri.bg

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا