LAJME

Artikull

Sekretari i Përgjithshëm i përkohshëm i MPB-së, Mirosllav Rashkov, është emëruar si Sekretar i Përgjithshëm titullar i MPB-së

Premte, 29 Gusht 2025, 13:14

Sekretari i Përgjithshëm i përkohshëm i MPB-së, Mirosllav Rashkov, është emëruar si Sekretar i Përgjithshëm titullar i MPB-së

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin që emëron Mirosllav Rashkov si Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, njoftoi shërbimi për shtyp i kreut të shtetit.
Rashkov, i cili ushtronte përkohësisht detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, u propozua për këtë post nga qeveria. "Në përmbushjen e detyrave të tij funksionale, ai siguron ndërveprim shumë të mirë, si midis shërbimeve të Ministrisë së Brendshme, ashtu edhe me organet e gjyqësorit dhe institucionet e tjera shtetërore", motivoi emërimin e tij Ministri i Brendshëm Daniell Mitov.
Rashkov do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i parë titullar që nga dorëheqja e Zhivko Kocev në pranverën e vitit të kaluar pas një skandali korrupsioni në dogana.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme është pozicioni më i lartë profesional në ministri. Ai planifikon, organizon dhe kontrollon aktivitetet kryesore të Ministrisë së Brendshme dhe është përgjegjës për zbatimin e tyre; organizon dhe kontrollon ndërveprimin e Ministrisë së Brendshme me organe dhe organizata të tjera shtetërore.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES