MUZIKË

Artikull

Prima e operës Sonja Jonçeva do të ndajë skenën me José Carreras dhe Plácido Domingo në zemër të Sofjes sonte

Premte, 29 Gusht 2025, 13:39

Prima e operës Sonja Jonçeva do të ndajë skenën me José Carreras dhe Plácido Domingo në zemër të Sofjes sonte

Madhësia e shkronjave

Tre yje me famë botërore - tenori José Carreras, Sonja Jonçeva dhe Plácido Domingo - do të ngjiten në skenë përpara Katedrales “Shën Aleksandër Nevski” për koncertin e dytë të "Gala në Sofje".
Pjesa e parë e "Gala në Sofje" e ngriti publikun entuziast në këmbë dhe përfundoi me "Bravo" dhe tre bise. Koncerti, i quajtur "Mbrëmja Italiane", ishte me pjesëmarrjen e tenorit me famë botërore Vittorio Grigolo, i cili viziton Bullgarinë për herë të parë, me ftesë të Sonja Jonçeva, e cila ishte gjithashtu në skenë.
Shfaqja gala, me pjesëmarrjen e Orkestrës së Filarmonisë së Sofjes, u dirigjua nga Najden Todorov. Në bise, Vittorio Grigolo interpretoi “The shadow of your smile”, një këngë nga Johnny Mandel, e njohur nga repertori i Frank Sinatrës dhe e interpretuar në kujtim të tij. Sonja Jonçeva këndoi “La vie en rose” të Édith Piaf, dhe për finalen dueti këndoi “O sole mio”.
Në fund të shfaqjes, Vittorio Grigolo theksoi se organizimi i gjithë kësaj ishte "një betejë e madhe, por këto janë beteja që fitohen me zemër".
Yje të operës botërore në kryeqytetin bullgar

Redaktoi: Darina Grigorova Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Darina Grigorova, BTA