LAJME

Artikull

Sofja mirëpret Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa më 4 shtator

Premte, 29 Gusht 2025, 14:39

Sofja mirëpret Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa më 4 shtator

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa do të vijë në Bullgari më 4 shtator, ku do të takohet me Kryeministrin Rosen Zheljazkov, bëri të ditur Këshilli në një deklaratë të lëshuar sot, 29 gusht, raportoi BTA. Më herët atë ditë, Costa do të vizitojë edhe Rumaninë për bisedime me Presidentin Nicușor Dan.
Vizita është pjesë e turneut tij evropian në kryeqytete, në kuadrin e të cilit ai do të takojë me udhëheqësit e shteteve anëtare, gjatë të cilave Costa do të diskutojë prioritetet kryesore politike dhe metodat e punës së Këshillit Evropian.
"Si President i Këshillit Evropian, është detyra ime të dëgjoj dhe të kuptoj prioritetet e të gjithë udhëheqësve, veçanërisht në këto kohë të pasigurta", komentoi Costa.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: AP/BTA