LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë fundjavës do të jetë me diell, por për pak kohë

Premte, 29 Gusht 2025, 16:35

Parashikimi i motit për fundjavën

Madhësia e shkronjave

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja-juglindja.
Të shtunën do të jetë me diell. Pasdite, nga perëndimi, vranësirat do të shtohen dhe do të shoqërohen me reshje. Në mbrëmje dhe gjatë natës duke u gdhirë e diela, në pjesën perëndimore të vendit do të ketë reshje të shkurtra intensive shiu, në disa vende të shoqëruara me stuhi rrufesh. Do të ketë kushte për breshër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 31° dhe 36°, në Sofje – rreth 33°.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell. Do të fryjë erë juglindore mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë midis 26° dhe 29°. Temperatura e ujit të detit është 24°-25°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male moti do të jetë me diell, por pasdite vranësirat do të shtohen. Në mbrëmje, në shumë vende të masiveve malore të Bullgarisë Perëndimore, do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe stuhi rrufesh. Do të fryjë erë mesatare nga jug-jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 28°, në 2000 metra – rreth 20°.

Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Asen Tupillov

Publikoi / Publikuan: БНР екип