FOLKLOR

Artikull

Magjia e ëmbël e fshatit Smilec – festivali i marmelatës prej shalqiri

Shtunë, 30 Gusht 2025, 04:10

Magjia e ëmbël e fshatit Smilec – festivali i marmelatës prej shalqiri

Madhësia e shkronjave

Në fshatin Smilec të Dobruxhës, shalqiri nuk është një frut i zakonshëm, por një legjendë e vërtetë. Më 30 gusht 2025, ringjallet përsëri Festivali Kombëtar i Marmelatës prej Shalqiri– eliksiri i ëmbël, të cilin vendasit e quajnë edhe "mjaltë pjepri". Receta e tij është ruajtur për më shumë se dy shekuj dhe kalohet brez pas brezi, pasi besohet se produkti përfundimtar mund të zgjasë deri në njëqind vjet pa humbur shijen dhe cilësitë e tij.
Dhe këtë vit, festivali premton spektakël, aroma dhe emocione. Të ftuarit do të ndjekin të gjithë procesin e përgatitjes së marmelatës – nga prerja e shalqinjve të lëngshëm deri në trashjen përfundimtare në tavë. Atmosfera do të jetë edhe më e gjallë me gara argëtuese – për shalqirin më të madh dhe pjeprin më të madh, me një seminar "Nuk ka asgjë më të ëmbël se byreku i gjyshes" dhe një seminar për prodhimin e fenerëve të shalqirit.
Programi përfshin gjithashtu një pjesë të pasur kulturore - këngë dhe valle popullore autentike, një ekspozitë etnografike dhe një rikrijim të jetës familjare bullgare nga dy shekuj më parë. Fëmijët e fshatit Smilec do të marrin pjesë në një shfaqje tërheqëse të kostumeve popullore dhe bizhuterive, ndërsa në pazarin vendas do të gjeni punime artizanale që kanë mbijetuar vetëm në këtë pjesë të Bullgarisë.
E reja në edicionin e këtij viti është skena speciale për talentet e fëmijëve, ku banorët e rinj të rajonit do të prezantojnë këngët dhe poezitë e tyre. Do të ketë gjithashtu një cep degustimi me versione të ndryshme të marmelatës - nga interpretimet klasike deri te ato moderne nëpër ëmbëlsira dhe pije.
Lexoni më tepër:
Nga marmelata e shalqinit e deri tek Dita e Dervishëve - cilat janë "Thesaret e gjalla njerëzore" të BullgarisëPërpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Nezabravka Kirova, festivali.eu

Publikoi / Publikuan: БНР екип