Artikull
Rruga e Gjatë e Himnit Bullgar: Ekspozitë në Majën Shipka
Shtunë 30 Gusht 2025 05:05
Shtunë, 30 Gusht 2025, 05:05
Madhësia e shkronjave
Më 30 gusht, gjatë Festimit Kombëtar të 148-vjetorit të Eposit Shipka, ekspozita "Rruga e Gjatë e Himnit Kombëtar" hapet pranë Monumentit madhështor të Lirisë në Malin Shipka. Pikërisht në këtë vend historik, ku u vendos fati i lirisë bullgare një shekull e gjysmë më parë, një histori më pak e njohur merr jetë - ajo e himnit tonë kombëtar, raporton BTA.
Festime për 135-vjetorin e Epopesë së Majës Shipka
Ekspozita tregon historinë e rrugës së himneve bullgare nga Çlirimi deri në ditët e sotme. Përmes 16 paneleve, vizitorët mund të ndjekin se si kënga për Atdheun ka shoqëruar ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë. Shfaqen foto të rralla, dokumente, tekste dhe pjesë muzikore, kartolina dhe madje edhe buletine nga arkiva e BTA-së, të cilat kapin momente të paharrueshme që lidhen me krijimin e shtetit tonë. Ekspozita do të mbetet e hapur për t'u parë deri më 8 shtator - një datë me rëndësi të veçantë, pasi shënon 61 vjet që kur "Milla Rodino" u shpall himni zyrtar i Republikës së Bullgarisë, kujton kuratorja dhe autorja e ekspozitës Denica Rahneva.
Festimi i përvjetorit të epopesë së Shipkës mbahet nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë dhe bashkon institucione, organizata publike dhe mysafirë nga i gjithë vendi. Çdo vit ky aktivitet bëhet një homazh për heronjtë dhe një festë e lirisë, e cila na kujton pse simbole të tilla si himni dhe flamuri kombëtar janë kaq të rëndësishme për bullgarët.
Përpiloi: Veneta NikollovaPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Parku Kombëtar Muze "Shipka-Buzlluxha", Radioja Kombëtare Bullgare - arkiva, BTA - arkiva
Publikoi / Publikuan: БНР екип