Bullgaria renditet në vendin e dytë pas Sllovakisë për përqindjen e njerëzve në rrezik nga varfëria. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, afërsisht 38% e popullsisë bullgare nuk ka mundësi të përballojë ushqim të plotë, që përfshin mish, peshk ose ekuivalentin e tyre vegjetarian. Në Sllovaki, afro 40% e njerëzve ndodhen në këtë situatë. Menjëherë pas Bullgarisë vjen Hungaria, me pak më shumë se 37%.
Ndër vendet ku njerëzit mund të përballojnë një ushqim të balancuar dhe të shëndetshëm janë Qipro me vetëm 3.5% të popullsisë në rrezik, Irlanda dhe Portugalia me pak më shumë se 5%.
Mundësia për të konsumuar ushqim të shëndetshëm dhe me përmbajtje të mjaftueshme proteinash dhe aminoacidesh çdo ditë të dytë është një nga kriteret që përdoret për të llogaritur përqindjen e njerëzve që jetojnë në kushte të rënda materiale dhe që ndodhen në prag të varfërisë ose të përjashtimit social.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: ec.europa.eu/eurostat